BREAKING NEWS

Category 5

Category 6

Category 7

Monday, November 11, 2013

Nokia prezanton modelet e reja të linjës Asha

Nokia prezanton modelet e reja të linjës Asha
Në ngjarjen e kompanisë, Nokia World, kompania finlandeze e cila së fundmi është blerë nga Microsoft ka prezantuar modelet e reja të pajisjeve të mençura mobile të linjës Lumia, mirëpo nuk i ka lënë anash edhe modelet tjera të lira të linjës Asha.
Në fakt, sot Nokia ka prezantuar edhe modelet e reja Nokia Asha 500, Asha 502 dhe Asha 503, të cilat do të dallohen për koston e lirë për përdoruesit.
Të gjitha modelet do të vijnë me dy shtresa të polikarbonit, dhe do të jenë në dispozicion në dy versione; modele me dy sim-kartela, dhe me një sim kartelë të vetme.
Këto modele Nokia i ka dedikuar për tregjet në zhvillim, përkatësisht për përdoruesit të cilët duan të blejnë telefona me kosto më të lirë, por megjithatë modele të reja të telefonave.

Post a Comment

 
Copyright © 2013 Iteln Suport
Powered byBlogger