BREAKING NEWS

Category 5

Category 6

Category 7

Category 1

Category 2

Category 3

Category 4

Monday, November 11, 2013

Nokia prezanton modelet e reja të linjës Asha

Nokia prezanton modelet e reja të linjës Asha
Në ngjarjen e kompanisë, Nokia World, kompania finlandeze e cila së fundmi është blerë nga Microsoft ka prezantuar modelet e reja të pajisjeve të mençura mobile të linjës Lumia, mirëpo nuk i ka lënë anash edhe modelet tjera të lira të linjës Asha.
Në fakt, sot Nokia ka prezantuar edhe modelet e reja Nokia Asha 500, Asha 502 dhe Asha 503, të cilat do të dallohen për koston e lirë për përdoruesit.
Të gjitha modelet do të vijnë me dy shtresa të polikarbonit, dhe do të jenë në dispozicion në dy versione; modele me dy sim-kartela, dhe me një sim kartelë të vetme.
Këto modele Nokia i ka dedikuar për tregjet në zhvillim, përkatësisht për përdoruesit të cilët duan të blejnë telefona me kosto më të lirë, por megjithatë modele të reja të telefonave.

Saturday, June 29, 2013

Google Balloon: Internet nga stratosfera, për gjithë planetin

https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiD-X6JIC6a1kmLt38W7eXb2mZEF2FCw_CNoUu92vatOLBM-2wOT-RH06upggh0In4_sfpVQ6m89ajlrUN5pouZdxk34XTkYARFKXDHBlo2NZdvMDLhzzklxNKHQdmasI5xTdBtUdOa4OY/s1600/google_internet_balloon_launch__canterbury_2_3_4_Master.jpgGoogle ka lëshuar disa antena për transmetimin e internetit nga stratosfera. Këto antenna janë në formë baloni, dhe përmes tyre Google shpreson që ta mbulojë tërë planetin me internet.
Pas 18 muajve pune intenzive, projekti sekret i Google të cilin ajo e ka quajtur “Project Loon” u prezantua për publikun në Zelandën e Re, ku 50 familje të cilat ishin vullnetare në projekt kanë pranuar sinjal të internetit, i cili vjen nga stratosfera. 
Edhe pse projekti i Google është ende në një fazë të hershme të testimit, kompania shpreson që së shpejti të lëshojë me qindra balona të hollë në ajër, me të cilët do të sjellë internet në tërë planetin, duke përfshirë edhe pjesët më të largëta të cilat nuk do të mbuloheshin kurrë me rrjet.

Nëse testet rezultojnë të suksesshme, teknologjia mund tu mundësojë shumë vendeve t'i ulin koston e ndërtimit të infrastrukturës dhe rritjen e përdorimit të internetit, në vendet si Afrika dhe Azia Juglindore. Aktualisht, qasje në internet kanë mbi 2.2 miliardë njerëz në tërë planetin.
“Ky është një hap i madh. Një qëllim cilin duhet ndjekur” ka thënë Mike Cassidy, inxhinier në Google. Sipas inxhinierëve të Google, nevojiten rreth 1000 balona të tillë për të mundësuar mbulimin e gjithë planetit me internet, mirëpo ende nuk dihet se kur do të ndodhë ky investim i jashtëzakonshëm i kompanisë Google.
Personi i parë i cili ka fituar qasjen në internet nga Google Balloon këtë javë ishte Charles Nimmo, një bujk dhe sipërmarrës në qytetin e vogël të Leeston. Lidhja e tij e internetit zgjati 15 minuta.
 
Copyright © 2013 Iteln Suport
Powered byBlogger